Barcelona ka konfirmuar se mesfushori Miralem Pjanic është prekur nga COVID-19. Boshnjaku u diagonostikua me COVID-19 dhe Barca bëri të ditur lajmin përmes një shkrimi në web. “Miralem Pjanic u testua pozitiv për COVID-19 pasi bëri testin ditën e shtunë më 22 gusht sepse ndihej pak i sëmurë. Lojtari është në gjendje të mirë dhe i izoluar në shtëpi. Futbollisti nuk do të udhëtojë drejt Barcelonës për 15 ditë. Ai do t’i bashkohet skuadrës sapo të kalojë COVID-19”, – shkruhet në njoftimin e Barcelonës.