Siç ka bërë të ditur Gazzetta dello Sport, Andrea Pirlo ka dëshira të qarta dhe italiane për Juventus-in e tij.

Në pritje të mbledhjes së parë zyrtare të merkatos, trajneri i ri bardhezi ka konfirmuar vlerësimin e tij për Sandro Tonali-n, shumë afër Inter-it prej kohësh, dhe yllit të Roma-s, Nicolo Zaniolo. Këto janë dy ëndrrat e merkatos për trajnerin e ri të bardhezinjve.