Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes Twitter presidentit të Republikës. Ky i fundit tha sot se për radhët në Kakavijë përgjegjës është Rama, që njëkohësisht është edhe ministër i Jashtëm. Ilir Meta madje mori në mbrojtje palën greke, duke u shprehur se ajo i mbron të drejtat e shqiptarëve me dokumente helene maksimalisht.

Por fill pas këtyre deklaratave, Edi Rama shkruan:

“Fajësimi qeverisë për situatën në Kakavi, thjesht një sebep i rradhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë ,për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike! Ndërsa argumentat për fajësimin pastaj pfff..parodi tipike alla Baba Xhike”.