Situata në pikën kufitare të Kakavijës po shkon drejt lehtesimit. Raportohet se radhët kilometrike të paradites tashmë janë reduktuar në më pak se 800 metër. Gjatë kësaj kohe ka patur një ritëm më të shpejtë të punës, ndërsa burime policore bëjnë me dije, se po negociohet me palën greke për të shtyrë orarin e punes pas orës 22:00, duke mundësuar sonte kalimin e të gjithë qytetarëve që aktualisht janë në radhë.

Ndërkohë, duke nisur nga dita e hënë 17 Gusht, të gjithë shtetasit që do të hyjnë në Greqi duhet të kenë me vete rezultatin negativ të testimit për Covid dhe do t’i nënshtrohen një karantine 7 ditore, sapo të kthehen në Greqi. Nga 17 gushti në pikën e Kakvijës do të hyjnë vetëm 750 shtetas, ndërsa në atë në Kapshticës do të kalojnë vetëm 300 qytetarë në ditë.