Florian Kamberi ka kontratë edhe për sezonin e ardhshëm me Hibernian, por klubi skocez ka vendosur ta lërë të lirë, më saktë ta përjashtojë nga skuadra.Shkak i kësaj janë shprehjet e “dashurisë” së 25-vjeçarit për klubin e Reinxhers, ku u huazua në gjashtë muajt e fundit.Gjigantët skocezë kishin opsionin e blerjes së sulmuesit të kombëtares, por vendosën të mos e aktivizojnë këtë klauzolë, duke e kthyer Kamberin te Hibernian.

Trajneri i skuadrës bardhejeshile, Xhek Roz e pati deklaruar se nuk e ka në plane dhe do ishte mirë për Kamberin të largohej sa më shpejt. Kështu, ka ndodhur sepse 25-vjeçari ka arritur marrëveshje me nënkampionët e Zvicrës, St. Galen.Ai do të kthehet në Zvicër, ku është rritur dhe ka luajtur disa vite, duke firmosur kontratë 3-vjeçare për nënkampionët helvetë.Kamberi do të mbajë mjaft përgjesgjësi në sulmin e zviceranëve dhe pritet të jetë titullar menjëherë, duke parë se e njeh shumë mirë kampionatin zviceran.