Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në pikat doganore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai siguron se po vijojnë bisedimet me palën greke për lehtësimin e procedurave. Ndërkohë, shefi i qeverisë sjell në vëmendje se gjatë gjithë natës Forcat e Armatosura kanë qenë të pranishme në terren për të ofruar ndihmë.
“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi!
Në ndërkohë Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit, e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjenen sanitare në terren”, shkruan Rama.