BE-Komisioni Europian ka miratuar ditën e sotme një memorandum për ndihmën financiare ndaj 8 vendeve, në mesin e të cilëve edhe kandidatë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Marrëveshja bën fjalë për një program financiar prej 3 miliardë eurosh, për 8 vende, për të përballuar problemet ekonomike të shkaktuara nga COVID-19.

Pjesë e paketës janë Shqipëria, Gjeorgjia, Jordania, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina. Deri më tani, marrëveshja është firmosur zyrtarisht me Kosovën, Moldavinë, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën.

Nga kjo paketë, Shqipërisë do t’i kalojnë 180 milion euro, të cilat do të përdoren në programet për forcimin e financave publike, elasticitetin e sektorit financiar, mbrojtjen sociale dhe luf tën kundër korrupsionit.

Ndërkohë BE po vijon negociatat edhe me Bosnje-Hercegovinën dhe Tunizinë, që pritet t’i bashkohen paketës.