Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i “zhveshur” tashmë nga petku i përgjegjësive publike, ka publikuar listën e këngëve që ai dhe familja e tij kanë dëgjuar më shumë këtë verë. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ish kreu i Shtëpisë së Bardhë, tregoi se në atë listë bënte pjesë dhe kënga “Un Dia” e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa në bashkëpunim me J Blavin e Bad Bunny

“Gjatë muajve të fundit, kam kaluar shumë kohë duke dëgjuar muzikë me familjen time. Doja të ndaja disa nga të preferuarat e mia nga kjo verë, përfshirë këngë nga disa prej artistëve të këtyre javëve. Shpresoj t’i shijoni”. Kujtojmë që kjo listë muzikore është një traditë tashmë e Obamës prej disa vitesh, e cila konsiderohet edhe si sugjerim për të gjithë ndjekësit e tij.