Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Ismail Syla është infektuar me koronavirus. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Iset Rama Prekazi ka bërë me dije se Syla është duke mposhtur Covid19.
“Me këshilltarin e Presidentit Thaçi, z, Ismail Syla, duke mposhtur virusin Covid19. Me ekipet mjekësore të Spitalit Infektiv, çdo gjë është e arritshme. Së shpejti do të kthehemi në familje”, shkruan ai. Syla është në gjendje të mirë shëndetësore, por ndodhet i shtruar në Klinikën Infektive të Prishtinës. Akoma nuk dihet nëse Syla ka pasur kontakte me presidentin Hashim Thaçi.