Bregdeti i Darëzezës është shdërruar në bregdetin më të preferuar për të apasiouarit me sportet e ujit.
Artur Sulejmani adhuron disa prej tyre, por më të preferuar ka sportin e kitesurfing-it. I favorizuar edhe nga kushtet e mira që ofron bregdeti i Darëzezës për këtë lloj sporti, ai vjen thuajse çdo ditë për të ushtruar me orë të tëra pasionin e tij.
Veç kënaqësisë që ai merr gjatë rrëshqitjes mbi ujë, ndonëse dallgët nuk janë të vogla, me veprimet e tij në kitesurfing, Arturi dhuron spektakël edhe për pushuesit në plazhin e Darëzezës.
Ndonëse është ndodhur disa herë në situata të vështira, adrenalina që ai merr nga kitesurfing është shumë e madhe.
Pasionin dhe dëshirën për këtë sport të bukur por edhe të vështirë, Arturi po ia transmeton edhe të rinjve, të cilët po tregojnë një interes të veçantë për të mësuar kitesurfing.