Virusi Corona ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë jetën e miliona njerëzve kudo nëpër botë. Ndërkohë që kanë vdekur më shumë se 700 mijë njerëz që prej fillimit të pandemisë, ekspertët e shëndetësisë kanë bërë me dije se janë shtuar simptoma të reja të Covid-19. Bëhet fjalë për lemzën.

Mësohet se një 62-vjeçar nga Chicago, fillimisht nuk kishte shfaqur simptoma të tjera, por ai u pranua në spital dhe më pas u konstatua se kishte temperaturë prej 37.3 gradë.Ndërkohë pas një skanimi në në mushkëri u pa që luftonte me një sëmundje.

Burri u vendos në një dhomë izolimi, ku u testua për Koronavirus. Më vonë temperatura iu rrit në 38.4 gradë. “Këtu ne po paraqesim një rast të fshehjes së vazhdueshme të një simptome të infeksionit me COVID-19 tek një burrë 62-vjeçar.

Për njohurinë tonë, ky është rasti i parë i një simptome të re e të prekurit me COVID-19.”– njoftoi spitali i Çikagos. Në këtë mënyrë mjekët nga Cook County Health, Chicago, kanë konstatuar se nuk duhet përjashtuar as lemza si simptomë e Covid-19. Shumica e njerëzve mendojnë se lemza nganjëherë zgjat disa minuta. Zakonisht duhet të prisni që vetvetiu të largohet.