95% e fruta perimeve që shiten në markatet e qytetit të Korçës, janë prodhime nga zonat e bashkisë Korçë.
Bashkia Korçë, bën të ditur se, ngritja e tri qendrave frigoriferike të grumbullimit, mundëson furnizmin e bollshëm të tregjeve të shitjes me prodhime bujqësore të zonës, pavarësisht sezonit të prodhimit.
Gjithashtu, informon bashkia Korçë, zgjerimi i skemave të mbështetjes financiare, për produktet tradicionale të Korçës, krahas prodhimit të përgjithshmëm bujqësor ka rritur ndjeshëm vitet e fundit, prodhimin dhe eksportet bujqësore nga ky rajon.
Qarku i Korçës ka avantazhe konkurruese dhe krahasuese për cilësinë dhe shijen e veçantë të prodhimeve bujqësore. Ndaj prodhimet nga ky qark konkurojnë në tregun e huaj, por mbeten shumë të kërkuara edhe në tregun vendas nga konsumatorët korçarë, që kërkojnë shijen e prodhimeve bujqësore nga rajoni i Korçës.
Ndërkohë pesha e perimeve në totalin e prodhimeve bujqësore ka pasur një rritje të shpejtë sidomos në vitin e fundit për shkak të nxitjes që erdhi nga kërkesa për eksport
Sipas statistikave, prodhimi i perimeve të freskëta u rrit me 1,25% gjatë vitit të kaluar, trend që po vijon edhe gjatë këtij viti, bën të ditur bashkia Korçë.