Kuvendi ka publikuar së fundmi njoftimin për hapjen e procedurës së aplikimit për vendet vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pozicionet: Komisioner Shtetëror të Zgjedhjeve; Nënkomisioner Shtetëror të Zgjedhjeve; Pesë anëtarë të Komisionit Rregullator dhe pesë anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.Në faqen zyrtare të Kuvendit janë paraqitur dhe procedurat për aplikimin dhe kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët.