Ka qenë befasi emri i Ramen Cepele në listën e trajnerit Edy Reja për dy ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kombeve, ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë, më 4 dhe 7 shtator. Djaloshi i ri, vetëm 17 vjeç, i lindur në Conegliano Veneto, më shtetësi italiane dhe shqiptare, pjesë e kombëtareve U-15, U-16 dhe U-17 të Italisë, ka vendosur të përfaqësojë ngjyrat kuqezi, të prindërve të tij, prej nga ka rrënjët. Ai është pjesë e të rinjve të Interit, luan si qendërmbrojtës, dhe ka për menaxher të mirënjohurin Mino Raiola. Një element i talentuar për të ardhmen, i pikasur dhe bindur nga Reja për të braktisur Italinë dhe bërë hapin e madh me Shqipërinë, që do të shihet në veprim këto ditë të grumbullimit të parë me kuqezinjtë.