Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se së shpejti do të ketë një rritje pagash për të gjithë mjekët dhe infermierët.Gjatë një takimi që pati me mjekët dhe infermierët në vijën e parë të betejës me COVID-19 në spitalin Infektiv, Rama tha se rritja e pagave do të bëhet fakt në fillim të vitit të ardhshëm.“Po përgatitemi për një rritjeve masive të pagave. Duam që të realizojmë një rritje pagash që të jetë shumë e konsiderueshme, jo 5 apo 7%.

Duam të bëjmë një rritje të konsiderueshme jemi duke bërë kalkulimet, por ne duam që në aspekt të pagës, përtej bonuesit që i merreni, po flasim për të gjithë mjekët edhe infermierët në të gjithë Shqipërinë që të jemi në një nivel në mesataren e lartë të rajonit, kjo është ambicia.

Nuk flasim për një rritje që do të planifikohet në kohë, por ta fusim në buxhetin e ri dhe ta bëjmë fakt në fillim të vitit të ardhshëm. Me të filluar viti i ardhshëm.Ajo nuk e kompenson aspektin fizik apo moral, është një vlerësim objektiv. Kemi marrë hapa që të mos i lënë mjekët të largohen dhe nga pikëpamja financiare të ketë një balancë më pas zgjedhjen e bën secili, jetojmë në një sistem të hapur.

Por që të kemi mjekë në Shqipëri që të jenë të paguar në një nivel që kudo që të shkojnë të mos ketë disnivel pastaj zgjedhja profesionale është tjetër.Edhe bonusi për ata jashtë Tiranës ka funksionuar. Largimi ka rënë ndjeshëm edhe specializantët që dalin qëndrojnë jo nga halli, por shohin si mundësi të arsyeshme ta fillojnë këtu karrierën” tha Rama.