Shkolla “Neim Babameto” në Durrës u shkat ërrua natën e 26 nëntorit, sot po rilind më e madhe, më e bukur e me plot risi për nxënësit e për trupën pedagogjike, falë projektit fantastik të arkitektit të famshëm italian, Mario Cuccinella. Kryeministri Rama ka uruar sot mirëmëngjes me pamje nga kantieri i ndërtimit të kësaj shkolle.
“Mirëmëngjes dhe me një përqafim nga larg, për nxënësit, prindërit, mësuesit e shkollës “Neim Babameto” në Durrës, disa prej të cilëve atë ditë pas tragjedisë i gjeta të përlotur në oborrin ku shkolla qe kthyer në një shëmbëlltyrë të rrë nimit të gjithandejshëm, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë”, shprehet Rama.
Shkollat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit do rindërtohen me financim nga buxheti i shtetit. Me financimin e buxhetit të shtetit do rindërtohen 143 shkolla të reja me standarde europiane të cilat do jenë gati brenda vitit 2021.
MIRËMËNGJES ?dhe me një përqafim nga larg, për nxënësit, prindërit, mësuesit e shkollës "Neim Babameto" në Durrës,…
Gepostet von Edi Rama am Freitag, 14. August 2020