Moti për ditën e sotme do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin, ku më të shpeshta paraqiten në zonat përgjatë kufirit lindor, por pa reshje. Pasditja dhe mbrëmja parashikohet që të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 37°C.Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar ne det dallgëzim 5 ballë.