Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, njofton se për ditën e sotme janë të konfirmuara 39 fluturime në destinacione të ndryshme. Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, kërkon nga pasagjerët që të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës ndërsa kujton se maskat janë të detyrueshme.Sipas njoftimit, lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit europianë.