Sytë janë një pjesë e rëndësishme e trupit tonë prandaj ne duhet të kujdesemi mjaft mirë për to. Sipas mjekëve vizitat tuaja tek okulisti duhet të jenë të shpeshta pasi mund të keni probleme të cilat nuk i kuptoni. Por në rast se ju nuk keni kohë për të vrapuar tek okulisti ne kemi një zgjidhje për ju, sesi mund të zbuloni brenda një minute nëse keni apo jo problem me shikimin. Pak më poshtë keni figurën e quajtur Snellen ku janë të renditura disa gërma të cilat do të tregojnë nëse keni nevojë për syze. Ajo që ju duhet të bëni është të vendosni figurën në një distancë prej 45 cm dhe të filloni të lexoni rreshtat e shkronjave.

Le të fillojmë nga pjesa e sipërme e figurës, arrini ta identifikoni shkronjën e parë të rreshtit të tretë? Ishte e thjeshtë ? Tani le të vijojmë me rreshtin tjetër, arrini ta identifikoni shkronjën e tretë në rreshtin e gjashtë? Po të dytën në rreshtin e pestë? Nëse ia dole mbanë edhe kësaj, je në rrugë të mirë… Tani gjërat vështirësohen paksa: Arrini ta identifikoni shkronjën e dytë të rreshtit të shtatë? Po të gjashtën e rreshtit tetë?

Së fundmi ju duhet të identifikoni të pestën e rreshtit nëntë. Të tretën e rreshtit dhjetë dhe të parën e rreshtit njëmbëdhjetë… Kaq ishte! Në këtë pikë ju lind e drejta që ta afroni monitorin e kompjuterin ose të smartphonit edhe më shumë që të vërtetoni përgjigjet tuaja.