Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deklaroi se ndaj Richard Grenellit, të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi nga presidenti Donald Trump, duhet të veprohet si me rastin e ambasadorit Gelbard në vitin 1998. Sipas ish-kryeministrit, Grenelli duhet të kundërshtohet njëzëri.“Sa i përket të dërguarit të posaçëm Grenell, meqenëse ai ka thënë se Kosova duhet ta heqë reciprocitetin me Serbinë, mendoj se duhet të veprojmë me të njësoj siç vepruam me ambasadorin Gelbard kur në 1998 tha se UÇK-ja është terroriste, pra ta kundërshtojmë njëzëri, në mënyrë që ta kuptojë se kjo qasje është e papranueshme për ne. Asokohe kundërshtimi ynë bëri që Gelbard të zëvendësohet nga Holbrooke, pra, ia pamë hajrin kundërshtimit. Edhe sot na duhet që Richard Grenell të zëvendësohet me një Richard Holbrooke të ri”, ka shkruar Kurti në Facebook.