Kohët e fundit kemi lexuar shumë reagime nga personazhe publike, jo publike, shërbëtorë të Yllit apo edhe njërëz afër dhe larg tij, se po bëhet një fushatë linçuese ndaj një pronari mediash apo kolegu siç e quajnë disa rëndom.
Në fakt nuk ka asnjë fushatë linçuese ndaj Ylli Ndroqit, kjo pasi CNA.al ka publikuar dosjen e tij më shumë se 3 vite më parë, me fakte dhe prova konkrete. Në atë kohë, Ylli që mohonte historitë e tij të dro gës dhe gjeneralitetet e ndryshuara, pasi lu ftoi me gjyqtarë të kapur, çoi edhe kër cë nime drejt redaksisë dhe drejtuesve të CNA.al, kërkoi marrëveshje, pazare etj etj.
Pse Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) nuk është koleg i gazetarëve
Sot kur pas 3 vitesh SPAK po e he ton dhe Ambasada e SHBA-ve kërkon që gjithçka të jetë transparente dhe elementët e botës së kri mit të marrin dë nimin e merituar, pa pritur e pa kujtuar ngrihet stuhi në gotë dhe në vend që t’i përgjigjen aku zave Ylli dhe të tijët nga një krah kërkojnë mëshirë që të trajtohet si gazetar, nga një krah su lmojnë dhe aku zojnë. Gjithsesi kjo është zgjidhja e tyre, rruga e mbarë ju qoftë, por për një gjë nuk ka kompromis.
Ylli Ndroqi mund të jetë “intelektuali” modern i medias shqiptare por kurrësesi koleg gazetar dhe nuk po su lmohet aspak si pronar mediash por si traf ikant dr oge që në fakt duhet hetuar edhe për njohjet e tij me te roristët ndërkombëtarë. Kush kërkon ta shohë Yllin si hero mediatik, rruga e mbarë i qoftë, për ne është një tr afikant dro ge dhe kjo s’ka më asnjë diskutim.
Në lidhje me aspektin e tij intelektual, analfabetizmin në mënyrën sesi shkruan apo faktin se ka ngelur që në klasën e dytë, kjo s’ka të bëjë aspak më çështjet e dr ogës. Ai ishte i tillë si Xhemail, sepse ashtu ka qenë fëmijë, kur u bë Ylli e shkëlqeu në media ai u bë intelektual i kalibrit kombëtar dhe ndërkombëtar.
Herë si këshilltar ministri dhe herë si konsull nderi i Meksikës me titull të hequr, që ende nuk e ka sqaruar pse. Se është dhe mik i ngushtë i Presidentit Meta, edhe ky duhet të dijë diçka. Në rast se do heshtë si për dro gën apo njohjet me elementë te rroristë ndërkombëtarë do ja themi serish ne./CNA.al