Jennifer Lopez është një nga këngëtaret më të njohura dhe më të dëgjuara në botë, e për këtë arsye ndiqet nga një numër shumë i madh njerëzish në rrjetet sociale. Vetëm në Instagram ajo ndiqet nga 129 milionë njerëz, ndërsa vetë ajo ndjek një numër të kufizuar, 1145 profile të tjera. Ndër ta është edhe një shqiptar nga Prishtina, i cili quhet Blerdon Sopaj dhe është trajner fitnesi, dy herë kampion në nivelin e Republikës së Kosovës.