Më tej dhe më larg. Që nuk do të thotë se ata do të ndahen, sepse ndarja e Messit nga Barcelona është një operacion titanik.Sidoqoftë, në acarin e madh të raportit midis yllit argjentinas dhe presidentit Bartomeu, shumë pak akull avulloi dje.Mosdorëheqja e presidentit dhe rikonfirmimi i Eric Abidal si drejtues i merkatos blaugrana e kanë bërë edhe më të paparashikueshme të ardhmen e Messit, i cili thjesht nuk e honeps dot francezin. Në Barcelonë gjithçka vazhdon sikur asgjë të mos kishte ndodhur, sikur meteori i Bavarisë të mos kishte rënë kurrë në “Camp Nou”.
GJENDJA – Messi hesht, reflekton, teston. Bartomeu pret. Një lojtar i Barcelonës i tha gazetarit brazilian, Marcelo Bechler (i njëjti që parashikoi largimin e Neymar nga Barça) se Leo tashmë e ka paralajmëruar presidentin, duke i bërë me dije dëshirën për t’u larguar.Barcelona ka aktivizuar shtypin miqësor për ta mohuar këtë. Realiteti është që Bartomeu nuk e sheh më lamtumirën e Leos si një gjë të paimagjinueshme.Ai e di që ekonomikisht do të ishte e dobishme për një klub në krizë të thellë, por vendos një kusht: Messi ta thotë publikisht se dëshiron të largohet.Ai nuk dëshiron të bëhet, të paktën zyrtarisht, presidenti që largoi Messin. Nëse argjentinasi pranon se do të largohet nga “Camp Nou”, klubi duket gati të negociojë.ZGJIDHJA – Bartomeu e di se është me shpatulla pas murit. Për të ka dy zgjidhje: të bindë Messin se do të krijojnë një skuadër të fuqishme, mbase duke marrë Neymar, gjë që për momentin duket e pamundur financiarisht, ose duke pranuar sakrificën e madhe, të vazhdojnë pa të.Midis dy pozicioneve është zgjatja e agonisë europiane, të përsëritur vitet e fundit, me Barcelonën e keqtrajtuar në Paris, Torino, Romë, Liverpool dhe Lisbonë (nga Bayerni). Në moshën 33-vjeçare, Leo duhet të marrë një vendim përfundimtar. Manchester City, PSG dhe Inter janë duke pritur si palë të interesuara.