Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish pamje nga ecuria e punimeve në rrugën e re Delvinë-Kardhiq. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se rruga e re Delvinë-Kardhiq në sezonin e ardhshëm turistik aksi të jetë i kalueshëm dhe shkurtimi i stërpremtuar në dekada, i kohës së udhëtimit, nga Gjirokastra në Sarandë e nga Tirana drejt Sarandës, të bëhet realitet.

POSTIMI I PLOTË I KRYEMINISTRIT EDI RAMA: VAZHDON ME RITME TË LARTA puna në kantierin e rrugës së re Delvinë – Kardhiq, me synimin që sezonin e ardhshëm turistik aksi të jetë i kalueshëm dhe shkurtimi i stërpremtuar në dekada, i kohës së udhëtimit, nga Gjirokastra në Sarandë e nga Tirana drejt Sarandës, të bëhet realitet.