Është zbardhur lista e trajnerit Edi Reja për grumbullimet e radhës, për dy ndeshjet që do të luhen në 4 shtator dhe 7 shtator, përkatësisht me Bjellorusinë si dhe Lituaninë. Nga ajo që bie në sy, janë tre emra të rinj, që nuk kanë grumbulluar më parë dhe tërheq jo pak Ramën Çepele, që është pjesë e Interit dhe që kuqeznjtë ja rrëmbejnë kështu Italisë talentin e datëlindjes 2003 që ka luajtur edhe me të kaltërit U-17. Ndërkohë që dy emrat e tjera, janë Armando Broja që bëhet pjesë e skuadrës së parë kuqezi tashmë, pasi spikati edhe me Shpresat, por edhe Qazim Laçi që luan me Ajaçion në Francë dhe që është një futbollist me perspektivë.
Më poshtë edhe lista me lojtarët e grumbulluar nga trajneri i përfaqesues sonë, Edi Reja për dy sfidat e radhës të kuqezinjve, ndërsa pritshmëritë janë të mëdha për dy sfidat e radhës, ashtu sikurse mbten me mjaft interes për të parë edhe tri afrimet e fundit.