Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se brenda vitit 2020 Malësia e Madhe do të ketë 24 orë ujë në ditë. Rama shprehet se sot për sot Kopliku ka 4 orë ujë në ditë teksa investimi i fundit për ujësjellësin daton në 1990.
Më tej kryeministri nuk ka kursyer dhe një përgjigjie ndaj opozitës dhe kritikëve, duke thënë se qeveria nuk ë’kurajohet nga ata që kanë nostalgji për rrumpallën ‘demokratike’ dhe që e shohin si tifozë futbolli. Sipas Ramës, është qeveria aktuale ajo që po bën ujin e pijshëm në qytete, dhe askush nga qeveritë paraardhëse nuk e ka bërë këtë gjë.
STATUSI NGA EDI RAMA