Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se festat e ditëlindjet që organizohen nga të rinjtë po kthehen në vatra infeksioni të covid-19. Me anë të një shënimi në facebook, Manastirliu i bën apel gjithë të rinjve që të bëjnë kujdes se dashje pa dashje po infektojnë prindërit dhe gjyshërit e tyre.

Shefja e shëndetësisë insiston që të gjithë të respektojnë të paktën trri gjëra; ruajtjen e distancës, mbajtjen e maskës dhe kujdesin për higjienën personale.
Statusi i plotë:Prej pesë muajsh epidemiologët po bëjnë një punë të madhe në terren, për të gjurmuar, hetuar, testuar rastet e dyshuara, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit.Festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si pasojë, rastet mes të rinjve janë shtuar, duke u kthyer në vektorë të përçimit të infeksionit edhe tek prindërit dhe gjyshërit e tyre.Të ndihmojmë sistemin shëndetësor, të ruajmë shëndetin, duke shmangur grumbullimet e çdo lloji dhe duke zbatuar 3 rregulla të thjeshta.