20 Gusht- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndarë një lajm të mirë me qytetarët për përfundimin e investimit të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Manastirliu shkruan se ky investim i qeverisë shqiptare ka transformuar totalisht Qendrën e Barnave me dy laboratorë modernë, të standardeve më të mira. “Edhe pak është gati Drejt përfundimit investimi i qeverisë për #transformimin e Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me dy laboratorë modernë, të standardeve më të mira #VIJON pa u ndalur puna për #ShëndetësiaQëDuam ”, shkruan Manastirliu.