Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndarë në faqen e saj në Facebook lajmin e mire për nderhyrje me sukses tek një bebe 12 ditësh. Manastirliu shkruan se ndërhyrja delikate është kryer nga ekipi i talentuar i kardiokirurgjisë në QSUT, ku pavarësisht situatës së vështirë të pandemisë puna vijon pa u ndalur.
“Një tjetër ndërhyrje delikate në zemër tek një fëmijë vetëm 12 ditësh është kryer me sukses nga ekipi i talentuar i kardiokirurgjisë në QSUT, ku puna vijon pa u ndalur, megjithë situatën e vështirë të epidemisë. Erzani i vogël gëzon shëndet të plotë.KrenarePërMjekët”, shkruan Manastirliu. Tek bebi 12 ditësh u krye një ndërhyrje e vështirë në zemër, pas transpozicionit të eneve të medha te gjaku. Pas ndërhyrjes fëmija gëzon shëndet të plotë.