Dy partitë, LSDM-ja dhe BDI-ja, përveç se “harmonizojnë programet” siç thuhet në njoftimet e partive, si duket përpiqen në mënyrë të veçantë që në opinion të mos dalin detaje për takimet e tyre, këtë fundjavë në nivel të sekretarëve të përgjithshëm. Çfarë është e saktë në tryezën në të cilën do të duhet të ulen Lupço Nikolovski nga LSDM-ja dhe Artan Grubi nga BDI-ja, për momentin mbetet pas dyerve të mbyllura, ndërsa në njoftimin e përsëritur të partisë së ish-kryeministrit Zoran Zaev edhe sot thuhet: Vazhdon procesi i rishikimit të ndarjes së përgjegjësive në koalicionin e ardhshëm si dhe i propozimeve për kuadro të përshtatshme, të përgatitura, të ndershme dhe të afta që do të munden në tërësi ta realizojnë programin.

Deri në përfundimin e afatit prej 20 ditësh për formim të qeverisë, opinioni shpreson se do të kuptojë më shumë për atë nëse LSDM-ja dhe BDI-ja vërtetë zhvillojnë bisedime konstruktive për zgjidhje kadrovike qeveritare cilësore ose negociatat kanë ngecur në kërkesën e BDI-së dhe kundërshtimin e LSDM-së që në një pjesë të mandatit të kryeministrit të jetë një shqiptar në krye të qeverisë.