Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i të identifikuarve pozitiv me Covid është rritur në më shumë se 24 milion e 180 mijë. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, totali i vdekjeve prej infeksionit që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 825 711persona që kanë humbur jetën. Grafikun e pandemisë vazhdon ta kryesojë SHBA-ja, e ndjekur nga Brazili, India dhe Rusia. Midis dje dhe sot, në SHBA janë regjistruar 43,459 raste të reja të koronavirusit, për një total prej 5 më shumë se 5.8 milionë njerëz të prekur nga Covid-19.

Vde kjet në 24 orët e fundit ishin 1199, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë hum bur jetën që nga fillimi i pandemisë është rritur në 179 725. Koreja e Jugut ka vazhduar të regjistrojë rritje të infeksioneve të reja, duke iu afruar niveleve të gjashtë muajve të fundit. Për herë të parë që nga muaji mars, të identifikuarit e rinj më Covid kanë arritur në 483.