Kryeministri Edi Rama ka cituar gazetën prestigjoze greke “Ekathimerini” e cila shkruan se radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi,shkoi 10 km. Kreu i ekzekutivit i ka kthyer me këtë rast përgjigje presidentit Meta duke i bashkangjitur njoftimit edhe fjalinë: Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria!

Statusi i plotë: Sipas gazetës “Ekathimerini” radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi,shkoi 10 km,ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km!Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet!Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria! (Lexo.al)