Presidenti Ilir Meta është shfaqur i impresionuar nga djali i Rudi Vatës, i cili luan për Celtic në Skoci. Meta ka shpërndarë një video nga një gol i tij teksa thotë se Roço Vata është një yll në rritje, në gjurmët e të atit. Roço Vata në fakt ka zgjedhur të përfaqësojë Irlandën dhe jo Shqipërinë, teksa Meta si një tifoz i kampionëve të Skocisë thotë se historia e shqiptarëve tek Celtic do të vijojë të jetëgjatë dhe e suksesshme. Postimi i Metës: Yll në rritje!Rocco Vata është e ardhmja!Një futbollist i ri dhe me të vërtetë i talentuar që po ndjek në gjurmët e të atit!Historia e shqiptarëve?? me #CelticFC do të jetë e gjatë dhe e suksesshme!