Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë këtë të diel mesazhin dhe apelin për të qenë të kujdesshëm ndaj koronavirusit, të mjekes Elda Qyra. Mjekja thotë se mosha që preket nga COVID-19 është ulur ndaj duhet të tregojmë më shumë kujdes akoma.

“Duke parë që rastet janë të përditëshme, shtohen, numrat janë aty-aty, mosha që prek pacientët është ulur, nuk është në moshën e tretë. Sigurisht që apeli, ashtu sikurse është dhënë gjithë këto ditë, vazhdon të jepet edhe nga ne, nga të gjithë ne që ekipi jonë të respektojnë rregullat sic janë: vendosja e maskave, ruajtja e distancës, të jenë të kujdesshëm. Sigurisht që jeta vazhdon dhe secili nga ne jashtë këtij spitali shikon jetën e tij. Do të shikojë familjen, punët por të jemi të kujdesshëm ndryshe nuk do t’ja dalim dot ta mbarojmë shpejt këtë situatë. Sa më të kujdesshëm të jemi të tërë, aq më mirë dhe më shpejt do të dalim në fund”, apelon mjekja.