Pas shumë vitesh gërmimi dhe studimesh, arkeologët kanë zbuluar një mozaik të jashtëzakonshëm dhe enigmatik në një vend të Izraelit që quhet Huqoq. Ekspertët kanë thënë se asgjë si ajo nuk ka dalë në dritë deri tani në botën antike.I datuar në shekullin e pestë, mozaiku përshkruan një takim midis dy figurave mashkull të rangut të lartë, njëri prej të cilëve duket se është një gjeneral që udhëheq luftëtarët e tij dhe një sfidë e madhe për interpretimin e skenës është mungesa totale e identifikimit të mbishkrimeve. “Ndodh shpesh të kemi figura të njohura në mozaikë që mund ti njohësh pasi kanë mbishkrimin diku, fakti që ky mozaik nuk të lë hapësirë të lexosh mbishkrimin, e bën shumë të vështirë interpretimin.” tha Karen Britt, historiane arti në Universitetin e Karolinës Perëndimore dhe eksperte e mozaikut dhe gërmimit.

Skena përfshin elefantë të pajisur për betejë, një detaj që menjëherë të kujton historinë e Maccabees, udhëheqësit judeas që ngritën një revoltë kundër Perandorisë Seleukid në mesin e shekullit të dytë BC.
Seleukidët, të cilët ishin pasardhës të një prej gjeneralëve të Aleksandrit të Madh, janë të njohur për përfshirjen e elefantëve në ushtritë e tyre.Por drejtoresha e gërmimeve Jodi Magness, një arkeologe në Universitetin e Karolinës së Veriut, Chapel Hill, ka një interpretim tjetër. Ajo beson se udhëheqësi i ushtrisë nuk është askush tjetër përveç vetë Aleksandrit të Madh. Takimi i tij me kryepriftin e Jeruzalemit nuk ndodhi kurrë, por ishte një pjesë e trillimit historik që duhet të ketë qenë shumë e njohur për banorët e Huqoqit antik. “Pas vdekjes së Aleksandrit në vitin 323 para Krishtit, kur fama e tij u përhap dhe rëndësia e tij u bë e qartë për shkak të mënyrës se si ai ndryshoi fytyrën e Lindjes së Afërt, Judenjtë, si njerëzit e tjerë të lashtë, kërkuan të shoqëroheshin me të dhe madhështinë e tij,” thotë Magness.Magness beson se mozaiku duhet të lexohet nga poshtë lart. Sipas mendimit të saj, niveli më i ulët, ose regjistri, përshkruan një nga betejat e shumta që Aleksandri i Madh luftoi ndërsa zgjeroi perandorinë e tij në Mesdheun lindor.Regjistri i mesëm tregon kryepriftin e Jeruzalemit, njeriu më i vjetër, me mjekër në qendër i shoqëruar nga fisnikë ose priftërinj të tjerë. Të gjithë janë në portat e qytetit, me sa duket kur afrohet Aleksandri. Rëndësia e atyre burrave të veshur me të bardha tregohet qartë nga simboli që duket si një H. Ekspertët nuk e dinë se çfarë do të thotë, por shpesh shfaqet në rroba si një shenjë e statusit të lartë në atë periudhë.Në krye të regjistrit, kryeprifti dhe shoqëruesit e tij takohen me Aleksandrin dhe trupat e tij. Aleksandri ka të gjitha atributet e një mbreti grek dhe komandanti ushtarak, të tilla si një mantel vjollcë dhe një fjongo rreth kokës, të quajtur diademë.

Siç pritej për një drejtues, kjo figurë shoqërohet nga ushtarë si dhe elefantë beteje.

Për Magness, fakti që shifrat në këtë mozaik nuk janë identifikuar me mbishkrime është një pjesë e rëndësishme e provave në favor të Aleksandrit. “Kishte vetëm një mbret Grek në antikitet që ishte aq i madh sa nuk i duhej etiketë,” thotë ajo. Në interpretimin e saj, mozaiku është një mesazh pohimi ku “I gjithë qëllimi i legjendës së Aleksandrit është të tregojë se edhe Aleksandri i Madh, më i madhi i mbretërve Grekë, pranoi madhështinë e perëndisë së Izraelit,” thotë Magness, studimi i të cilës mbështetet pjesërisht nga “National Geographic Society”.

Historia që përfshin tre pjesë Britt, historiane arti, pajtohet me Magness kir thotë se mozaiku tregon një histori që do të kishte kuptim për sinagogët e lashtë por ajo ka dalë me një teori ndryshe kur bëhet fjalë për historinë, një situatë e kuptueshme pasi anëtarët e një projekti hulumtues i shikojnë provat nga pikëpamje të ndryshme.Britt dhe Ra’anan Boustan, një historian në Universitetin e Kalifornisë dhe specialist i fesë që është gjithashtu dhe anëtar i ekipit të gërmimeve, kanë kaluar dy vitet e fundit duke studiuar letërsinë antike, duke konsideruar skena të figurave të ngjashme në artin antik dhe duke vizituar rrënojat përreth detit të Galilesë. Ata e interpretojnë mozaikun si përshkrim të një sulmi Seleukid në Jeruzalem të udhëhequr nga Mbreti Antiokus VII. Si Magness, Britt dhe Boustan lexojnë mozaikun nga poshtë lart. Por në interpretimin e tyre, regjistri më i ulët përshkruan një betejë në të cilën ushtarët Seleukid si dhe një elefant dhe një dem janë vrarë nga heshtat. Luftimet u zhvilluan jashtë Jeruzalemit siç duhet dhe mbrojtësit judeas të qytetit hodhën shtizat në ushtrinë pushtuese nga majat e mureve të qytetit.Regjistri i mesëm tregon se çfarë po ndodhte brenda qytetit gjatë asaj beteje. Të rinjtë Judenj qëndrojnë me duar mbi shpatat e tyre, të gatshëm të marrin përsipër çdo pushtues që mund të shkelë muret e qytetit. Në këtë interpretim, udhëheqësi Judeas është një prift i lartë i quajtur John Hyrcanus I.Në regjistrin më të lartë, të dy udhëheqësit – John Hyrcanus I në të majtë dhe Antiokus VII në të djathtë, përfundojnë negociatat për një armëpushim në shoqërinë e shoqëruesve të tyre përkatëse.Udhëheqësi Seleukid vesh mantelin e mbretërisë greke, por brezi është anakronistik Romak, i vetmi lloj i armaturave që artistët e mozaikëve të shekullit të pestë duhet të kenë njohur.

Dita e armëpushimit është një ditë feste hebraike, kështu që Antioki, një njeri i devotshëm, u jep Judenjve një dem për të flijuar në tempullin e tyre. Në këmbim, John Hyrcanus ofron një monedhë që simbolizon haraçin që Judenjtë duhet të dorëzonin.“Në shumë aspekte, dinastia Seleukide ishte një makinë e madhe ushtarake që mblodhi haraç,” thotë Britt.Ajo thotë se ata shkuan në betejë, pushtuan territorin dhe kërkuan pagesa.Një tjetër çelës i rëndësishëm për Britt është fakti që udhëheqësi Judeas po drejton gishtin drejt qiellit.
“Ai po i sinjalizon njerëzit se armëpushimi është nga Zoti,” shpjegon ajo.Si një mësim i një historie prej tre pjesësh, skenat janë një mesazh që konfirmojnë rezistencën e hebrejve që jetuan në Huqoq nën sundimin e Perandorisë Romake.

Pushtimet, si ajo e Romakëve, nuk ishin asgjë e re në këtë pjesë të botës. “Judenjtë u pushtuan shpesh nga njerëz të tjerë. Mesazhi këtu është se jo vetëm që ata mund të mbanin veten e tyre në betejë, por ata gjithashtu mund të arrijnë një traktat të leverdisshëm dhe të pranueshëm nga të dyja palët.” thotë Britt. Sigurisht, nuk dihet saktësisht se çfarë kishin në mendje artistë e mozaikut dhe nuk ka asnjë shpjegim që i përshtatet të gjitha detajeve të tre skenave në këtë mozaik, kjo bën që të ketë pafund interpretime nga arkeologë dhe ekspertë dhe ndoshta, kjo është pjesa më e veçantë e këtij mozaiku, ndër të tjera!(NationalGeographic, gazeta “Si”)