Në këto momente që mbarë bota po kalon pandeminë Covid 19, dilema më e madhe e kujtdo është: A e kam kaluar Covid 19? Nëse jo, a jam i prekur prej tij? Nëse po, për sa kohë kam imunitet nga antitrupat që kam fituar? Nëse në vendin tonë, deri dje, të bëje testin duhet patjetër të kishe shenjat e Covid 19, nga sot Ministria e Shëndetësisë njeh Laboratorin Jopublik Intermedica për kryerjen e testimit molekular RT-PCR (tamponi) për sars Covid 2 për nevoja administrative.
Qëllimi i laboratorit është që përmes kësaj njohje nga Ministria e Shëndetësisë gama e testimeve për virusin corona, të jetë më i plotë me tamponin, që evidenton prezencën aktuale ose jo të virusit, si edhe serologjinë ( antitrupat IgG). Kështu çdo individ siguron nga këto analiza edhe përgjigjen, nëse organizmi i tij është ose jo imun, apo i prekur nga virusi.
Për këtë shërbim, për analizën serologjike, kushdo mund të drejtohet pranë filialit të laboratorit, kurse për testin RT-PCR (tamponi) kryhet vetëm pranë aneksit të laboratorit qendror pranë Hipotekës që gjenden në rrugën “Jordan Misja”, që referuar edhe udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik është përgatitur vetëm për këtë testim.
Por sa është kostoja e secilit test dhe sa vonon përgjigja e tyre? Çmimi i testit RT-PCR ( tamponi) është 12.000 lekë. Përgjigja del brenda 24 orëve. Çmimi i serologjisë është 4.000 lekë dhe përgjigja del brenda 24 orëve. Laboratori është hapur çdo ditë të javës ora 07.00-20.00 dhjetë shtunën 07.00-17.00. Për më shumë informacion mund të telefononi edhe në numrin e laborator Intermedica 042 200 600. Standardi garantohet në nivel europian dhe kitet që do të përdoren sigurohen nga kompania gjermane Euroimmun, janë të certifikuara në nivel europian nga CE dhe amerikan nga FDA.