Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka konfirmuuar humbjen e jetës së mjekut Anibal Byberi në spitalin “Shefqet Ndroqi”, si pasojë e Covid-19. Në një reagim për mediat, ministria jep detaje, teksa thotë se mjeku pneumolog 53 vjeçar, me origjinë nga Tropoja është konfirmuar pozitiv me COVID 19 pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin në banesë.
“Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, mjeku Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ofruar nga stafi mjekësor, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore”. Ministria thekson se mjeku Anibal Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti. “Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte në punë, ndërsa këto ditë do të konkuronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë”.