Numrit të partive politike në vend në garën elektorale të 2021 pritet ti shtohen disa subjekte të reja politike. Myslym Murrizi, ka vendosur të shpallë në vjeshte partinë e tij bashkë me kolegët e opozitës se re. Nuk ka ende një emër për partine e tij, por profili tashmë është gati.

“Vjeshta do të fillojë me aktivitet të ngjeshur nga Parlamenti, por edhe dalje në terren me hetimin e listave përkatëse të 140 burrave, grave, zonja dhe zotërive. Gjyqtarë, Prokurorë, hetues dhe oficer të sigurimit të shtetit dhe bashkëpunëtorë të tyre nuk do jenë pjesë e kësaj lëvizje. Kjo parti do të ketë rreth saj ish student dhjetori 90, ish kryetar degësh të Partisë Demokratike , demokrat të zhgënjyer dhe antikomunist.” tha Myslym Murrizi për TCH.

Deputeti rebel nuk është i vetmi, i cili synon ti ofroje shqiptarëve një alternative te re. Vetëvendosja e Albin Kurtit po mendon për krijimin e një partie në Shqipëri. Drejtuesi i degës së saj në Tiranë, Bojken Abazi konfirmon se po shqyrtojnë idenë për krijimin e një subjekt politik ne Shqipëri, por Vetëvendosja është skeptike për hapjen e pjesshme të listave dhe vendosjen e një pragu të ri, pasi sipas tyre alternativave te reja vriten ende pa lindur.”

Ndryshe nga lëvizja me rrënjë nga Kosovë , Nisma Thurrje është e idesë se ndryshimet më të fundit në Kushtetute dhe ligj zgjedhor krijojn terren për partitë e reja. Pranë kësaj lëvizje janë pranë Ralf Gjoni dhe Rudina Hajdari, por nga dy deputetët nuk ka një konfirmim për të ardhmen e tyre politike. Për një pol të tretë ka folur edhe ish kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i cili kërkon një bashkim nga te gjitha lëvizjet si brenda dhe jashtë vendit kundër dy partive të mëdha.