“Rilindja e shkollave të 26 nëntorit tragjik nga projektet ambicioze 3D në realitet, po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura dhe marrin forma godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti”.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa ndau pamje nga kantieri i ndërtimit të shkollës së Mesme të Bashkuar “Llesh Nik Daka” Lezhë.

“Hidhini një sy shkollës së Mesme të Bashkuar “Llesh Nik Daka” Lezhë, ku nxënësit e mësuesit do të rikthehen në 26 nëntor, me kushte që nuk dallojnë me shkollat e komunave europiane”, tha Rama.

Shkolla e Mesme e Bashkuar “Llesh Nik Daka” në Lezhë po ndërtohet me standarde bashkëkohore. Shkolla e re ku mësojnë 535 nxënës, ka 28 klasa dhe 4 laboratorë.