Pamjet që vijnë së fundmi nga Wuhani, duken të paimagjinueshme për pjesën tjetër të botës. Në vendin ku shpërtheu virusi, tashmë kanë nisur festat masive.Gjatë fundjavës, Parku Ujor i Wuhanit në Beach Wuhan ishte i tejmbushur me njerëz nga të gjitha moshat, që festonin të gjithë së bashku, pa maska apo distancim social. Ky park ujor, vizitohet mesatarisht nga 15 mijë persona çdo ditë gjatë fundjavës, ndërsa tashmë ka përgjysmuar çmimet për vizitorët.
Që prej mesit të majit, në Wuhan nuk është raportuar asnjë rast i ri, duke bërë që banorët gradualisht t’i rikthehen jetës normale.Wuhani, ishte vendi ku shpërtheu koronavirusi, në fund të vitit të kaluar. Infeksionet në këtë qytet, përbëjnë rreth 60% të 84 mijë rasteve të konfirmuara në të gjithë Kinën. Më 23 janar, Wuhani u izolua, duke iu nënshtruar masave të rrepta për të mbajtur nën kontroll shpërthimin. Pavarësisht se kjo qe e vështirë, mesa duket sot ky qytet duket i çliruar nga koronavirusi.