Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video të situatës që është aktualisht brenda spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ose COVID2, ku ka një fluks në rritje të pacientëve të prekur nga virusi I rrezikshëm si dhe të rasteve të dyshuara që po marrin trajtim në këtë spital. Ministrja Manastirliu ka apeluar për respektimin e rregullave të distancimit fizik, vendosjen e maskës dhe kudesit për higjienën, për të frenuar COVID19.
Shefja e Shërbimit të Pneumologjisë, prof. Silvana Bala ka bërë një apel për qytetarët: “Asnjëherë mos mendoni që kjo sëmundje është e lehtë. Është shumë e rëndë. Këta persona që shihni këtu, kanë qenë të shëndoshë, por në një moment, janë në vështirësi me jetën”, tha prof. Bala.