Sipas MeteoAlb deri në mesditë i gjithë territori shqiptar mbtet me kthjellime dhe temperatura relativisht të larta. Pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime vranësirash nëpër territor por pa rrezikuar shi. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale por ulen në vlerat maksimale duke u luhatur nga 19°C deri në 38°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.