Kryeinspektorja e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho e ka fituar betejën me koronavirusin, pas një muaji lufte për jetën në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Këtë e bën të ditur vetë Braho, përmes një postimi në rrjetet sociale. Teksa ka falenderime të shumta për stafin dhe ekipin mjekësor që bënë të mundur fitoren e kësaj beteje kundër Covid-19, thekson se Shqipëria ka mjekë ekselentë.
Braho tregon se vështiresia në frymemarrje ishte shenja kryesore “qe dha alarmin qe jeta ime ishte ne rrezik”.
Në fund, ajo ka dhe një këshillë për të gjithë ata që ende nuk e besojnë se virusi ekziston dhe është aty, rreziku për t’u infektuar është real.
“Nje keshille te fundit per ju qe se keni kuptuar akoma se cfar semundje vdekjeprurse eshte Covid -19 . Ju lutem zbatoni me perpikmeri tre regullat e thjeshta duke mbajtur masken ne ambjentet e mbyllura , ruani distancimin social dhe lani duart sa me shume qe ta mbani sa me larg kete semundje vdekjeprurese”.
POSTIMI I PLOTE
foto e publikuar nga Vjollca Braho ne FB
foto e publikuar nga Vjollca Braho ne FB
Në Spitalin Shefqet Ndroqi per 1 muaj në lufte per jeten. Por ja dola ….
Te dashur miq , mikesha e te aferm. Ju falenderoj nga Zemra secilin nga ju nje per nje per mijra sms-te e derguara ne telefonin tim , e telefonatat pafund qe interesoheshit cdo dite per shendetin tim edhe pse une nuk mund ti pergjigjesha asnjeriu ?
Veshtiresia ne frymemarje ishte shenja kryesore qe dha alarmin qe jeta ime ishte ne rezik .
Në Spitalin Shefqet Ndroqi per 1 muaj ne luftuam per ne fund ja dolem.
Nje falenderim te vecante me perulje per ekipin e mrekullueshem te reanimacionit Dr Albani, Fahriu , Eljana, Arjani, kryeinfermierja e reanimacionit Merita, vajzat si flutura te reanimacionit, kryeinfermiret e pergjithshme Hena &Leta , sanitare Bukuria e per gjithe personelin e ketij Spitalit shpreh mirenjohjen te pafund per ate pune te shkelqyer qe ju e benit per te gjithe e jo vetem per mua duke ju dhene fryme e jete cdokujt me shpirt e zemer, Ju qe me dhate oksigjenin me dhate frymen me kthyet buzeqeshjen e Jetes me dashuri e profesionalizem!
Nuk gjej fjale per te falenderuar Shefen e Reanimacionit profesores Alma Canin ( Motra ime ❤️ ) qe per dite e nete te tera ajo mohoj gjithshka nga jeta e saj duke ndenjur ne spital e pa u kthyer as ne darke ne shtepi ( kete se beri vetem per mua por per te gjithe pacjentet ne reanimacionin qe ajo drejton me aq shume profesionalizem e dashuri, duke mohuar veten per pacjentet ) . Ne Shqiptaret jemi me fat qe kemi ne ekipet tona mjeke ekselente qe na i ka zili dhe ? per pergatitjen e tyre edhe si pleumolog edhe si reanimator ?? ?
Ne fund nje falenderim special per Kapitenin e ketij ekipi te bukur profesionalisht qe drejtohet nga Profesor Perlat Kapisyzi i cili vinte cdo dite ne mengjes e ne darke vizitonte te gjithe pacjentet vete me aq shume kujdes e profesionalizem .
Une sot e kam Shpirtin plot per ate qe Mjekesia Heroike Shqiptare ben per secilin nga ne . Mirnjohje pafund ???? Falenderoj Ogerten Ministren e Shendetesise qe cdo dite interesohej per ecurin e semundjes time . Jam shume e emocjonuar se heronjte e Shefqet Ndroqit meritojne shume me shume fjali te spikatura por emocionet e dites se pare kur del nga spitali jane te medha . Ju jam mirnjohese pafund per gjihshka ju bete per mua .
Nje keshille te fundit per ju qe se keni kuptuar akoma se cfar semundje vdekjeprurse eshte Covid -19 . Ju lutem zbatoni me perpikmeri tre regullat e thjeshta duke mbajtur masken ne ambjentet e mbyllura , ruani distancimin social dhe lani duart sa me shume qe ta mbani sa me larg kete semundje vdekjeprurese .
Falenderoj Zotin ?? qe ne kete beteje te veshtire me beri edhe me te forte .
Me respekt e mirnjohje perjete Vjollca Braho.