Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike lidhur me përballimin e situatës së krijuar prej Pandemisë COVID 19. Në njoftimin e Ministrisë sqarohen qytetarët se asnjë presje nuk ka ndryshuar nga strategjia jonë e përballimit të pandemisë Covid-19. Siç kemi informuar edhe më herët, Spitalet Covid-3 dhe Covid-4 janë tërësisht të pajisur dhe të gatshëm të presin personelin mjekësor që do të punojë, dhe qytetarët që do të marrin shërbim shëndetësor.

Postimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, siguron edhe një herë qytetarët, se asnjë presje nuk ka ndryshuar nga strategjia jonë e përballimit të pandemisë Covid-19. Siç kemi informuar edhe më herët, Spitalet Covid-3 dhe Covid-4 janë tërësisht të pajisur dhe të gatshëm të presin personelin mjekësor që do të punojë, dhe qytetarët që do të marrin shërbim shëndetësor. Por, siç e parashikon plani ynë – dhe siç e kërkon logjika – Covid-3 dhe më pas Covid-4, do të hapen pasi të jenë ezauruar shtretërit në Covid-1 dhe Covid-2. Kjo është edhe përgjigja ndaj shqetësimit të ngritur nga Partia Demokratike, se “ende në Covid-3 nuk është trajtuar asnjë pacient me Covid”. Pacientët do të trajtohet, kur ky spital të hapet. Ftojmë qytetarët, dhe Partinë Demokratike, që të ndjekin komunikimet e përditshme zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për t’u informuar. (Lexo.al)