Shqipëria ka ende shumë plazhe sekrete të cilat pritet të zbulohen nga turistët vendas dhe të huaj. Një prej tyre është edhe plazhi i Fllkasë. Fllaka është një fshat i Durrësit, plazhi i të cilit shtrihet në hapësirën fill pas Bishtit të Pallës. Vetëm 11 kilometra nga Durrësi ky plazh po kthehet në një destinacion tursitik mjaft të preferuar, ku mund të pushosh në qetësi, në një plazh me rërë dhe ujë mjaft të pastër. Rruga nga Durrësi deri në kurorën e gjelbëruar me pisha të këtij plazhi zgjat vetëm 11 kilometra. Me t’iu afruar brezit me pisha ndihet era e detit dhe shpaloset laguna. Plazhi në këtë zonë është mjaft i preferuar për shkak të pozicionit shumë të mirë gjeografik, ujit të pastër, brezit të gjerë të rërës, kurorës së gjelbërt të pyllit me pisha, shërbimit me çmime të lira në restorante. Ky plazh të ofron mundësinë e relaksit total në një zonë ende të pazbulur, megjithëse gjithnjë e më shumë qytetarë nga Tirana e Durrësi kanë tashmë si destinacion për të kaluar fundjavën këtë plazh. Megjithëse investimet janë ende minimale, ato janë shtuar vitet e fundit, duke të dhënë mundësinë të zgjedhësh mes plazhit publik dhe atij privat. Investimet në lokale dhe bare megjithëse janë simbolike, sërish gjen disa vende mjaft të bukura ku mudn të konsumosh drekën. Lokalet janë thuajse të gjitha prej dërrase. Kuzhinat përgjithësisht ofrojnë ushqime tradicionale. Mbrëmja në këtë plazh ofron supriza pasi perëndimi i diellit është magjepsës. Lokalet e pakta në këtë zonë kanë krijuar një ambient mjaft të bukur dhe relaksuese, ku mund të kalosh disa orë mjaft të bukura. Ndërsa në buzë mbrëmje për të pasionuarit e fotografive perëndimi të ofron mundësi të shkëlqyera për të bërë foto të bukura romantike.
Plazhi i Fllakës, një prej perlave të pazbuluara të Adriatikut
Bjorn Ruma: Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA
Sot qarkulloi në media lajmi se SHBA do të pezullojnë për një periudhë të pacaktuar përpunimin e vizave të emigracionit për shtetasit e 75...
“E ndava mendjen kur u futa brenda…”, Ilir Vrenozi flet pas largimit nga shtëpia...
Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni.
Ai tregoi arsyet se përse vendosi që këtë eksperiencë...
Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar të PS, zbardhet agjenda
Nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, të premten në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave, do të mbahet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë...
DASH shpjegon zyrtarisht cilat shtete penalizohen nga pezullimi i vizave, mes tyre dhe Shqipëria:...
Departamenti i Shtetit Amerikan njoftoi se do të ndalojë përkohësisht përpunimin e vizave për emigrantë nga 75 vende, mes tyre dhe Shqipëria, duke argumentuar...
1.1 milion euro Kuvendi luksoz i Rithemelimit: A është hetimi pasuror i Berishës edhe...
Pak ditë më parë, Berisha u shfaq i tensionuar në daljen e tij nga Prokuroria e Posaçme, ku pranoi që SPAK ka nisur një...
Napoli nuk zhbllokohet as ndaj Parmës, vjen barazimi i tretë radhazi
Sfida e javës së 16 të Serie A mes Napolit dhe Parmës, por që ishte shtyrë për shkak të Superkupës së Italisë, nuk ka...
Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 15 janar 2026
Dashi
Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do provoni eksperienca te reja me partnerin tuaj dhe...
Gjimshiti i paprekshëm, klubi mund të sakrifikojë yllin e skuadrës
Berat Gjimshiti po shndërrohet në figurën kryesore të mbrojtjes së Atalantës këtë sezon. Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka fituar besimin e trajnerit Rafaele Paladino,...
“Kemi një doktor Sulltan, por që është grua”, Rama: Inteligjenën Artificiale po e përdorim...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka bërë një transformim të thellë në ofrimin e shërbimeve publike përmes teknologjisë digjitale dhe Inteligjencës Artificiale, gjatë...
Politico: Evropa dëshiron marrëveshje me Trumpin për Groenlandën për të shmangur pushtimin dhe shpërbërjen...
Qeveritë evropiane po nxitojnë për të shmangur një krizë të paprecedentë brenda NATO-s, ndërsa Donald Trump po riafirmon në mënyrë agresive pretendimet e SHBA-së...




















