Mediat vendase bëjnë me dije se Princi i Kurorës së Emiratit të Abu Dhabi ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Rama për ta ngushëlluar këtë të fundit për ndarjen nga jeta të nënës, Aneta Rama.

Bëjmë me dije Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, është Princi i Kurorës së Emiratit të Abu Dhabi dhe Zëvendës Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe. Kryeministri Rama e falenderoi Sheikun Muhamed për shprehjen e e ndjenjave të tij të ngrohta dhe miqësore. Rama gjithashtu shprehu besimin për zhvillimin e mëtejshëm dhe përparimin e marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve mike. (Lexo.al)