Partia Socialiste ka ndezur motorët për zgjedhjet e vitit 2021. Bëhet me dije se më 1 shtator do të nisin lëvizjet për fushatën elektorale për zgjedhjet e ardhshme. Burime për median bëjnë me dije se më 1 shtator të martën, Grupi Parlamentar i PS do të mblidhet në orën 16:00 në Elbasan.

Në fokus do të jetë thirrja e Asamblesë Kombëtare për zgjedhjen e kryesisë së re, si dhe në mbledhje do të merren porositë për nisjen e fushatës elektorale.