Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “kantiere të tjera ndërtimi që prodhojnë apo ofrojnë atraksione turistike, po shtrihen në gjithë hartën e vendit”. Kryeministri Rama ndau sot pamje nga disa prej kantiereve të transformimit të infrastrukturës rrugore në vend, duke nisur nga Vermoshi në veri deri në Borsh, në jug.
“Kantiere të tjera nga maja e Veriut, në Vermosh, ku po sistemohet qendra turistike e po ngrihen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit struktura mikpritjeje për turistët e Shqipërisë malore, lart në Bajram Curri, ku po ndërtohet unaza e qytetit, e më tej nëpër zona të tjera fshatrash nëpër hartën e vendit, që prodhojnë apo ofrojnë atraksione turistike, deri poshtë në rrugën e Kalasë së Borshit”, shkruan Rama.