Në kuadër të konkursit në portalin Infermierë për Shqipërinë, është ri-shpallur thirrja për konkurim për infermier në institucionet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë. Njoftimi vjen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e cila fton të gjithë infermierët e licensuar të aplikojnë në platformën online “Infermierë për Shqipërinë”, për të fituar me meritë vendin e punës në sistemin shëndetësor publik. Kjo shpallje bëhet vetëm për profesionin infermier, në vijim të shpalljes së muajit janar 2020 me qellim përfshirjen në listat e pritjes të të gjithë infermierëve që dëshirojnë të punësohen në strukturat shëndetësore publike. Kandidatët të cilët kanë aplikuar dhe janë kualifikuar për fazën e dytë të konkurimit që në muajin shkurt 2020, nuk duhet të riaplikojnë.

Aplikimi do të kryhet në platformën on-line Infermier për Shqipërinë si dhe një kopje e dokumenteve, kandidatët do ta dërgojnë me postë ose dorazi në Drejtoritë Rajonale të OSHKSH ku kandidati zgjedh të aplikojë. Kandidatët mund të aplikojnë vetëm në një drejtori rajonale, brenda së cilës mund të përzgjedhin deri në tre NJVKSH, në profilin infermier. Afati për aplikim për kandidatët e rinj është deri me datë 15.08.2020. Testimi i informatizuar për aplikantët që tashmë janë kualifikuar për fazën e dytë që në muajin shkurt si dhe për aplikantët e rinj (profili infermier) parashikohet të jetë në muajin Shtator 2020.

Linku për aplikim dhe çdo informacion rreth shpalljes:
http://infermierepershqiperine.al/operatori-i-sherbimeve-te-kujdesit-shendetesor-ri-shpall-thirrjen-per-konkurim-per-profilin-imfermier/