Magjia e Champions League rikthehet sonte në mbrëmje me misionin përmbysje për Real Madrid dhe Juventus. Në Angli pritet spektakël dhe “luftë” e fortë sportive për biletën në çerekfinale mes Manchester City dhe Real Madrid. Skuadra e Pep Guardiolës e ka fituar ndeshjen e parë 2-1 dhe skuadrën e ka të plotë edhe për mbrëmjen e sotme me përjashtim të Kun Agueros. Guardiola ka deklaruar se është tifoz i Barcelonës dhe do me çdo kusht ta mund Realin. City i ka fituar 5 ndeshjet e fundit dhe është në superformë.
Por nuk mbeten pas as spanjollët të cilët janë thirrur në detyrë për një përmbysje të madhe. Të freskët si kampionë të Spanjës Zidane duket se e ka gati planin.Mungon kapiteni Ramos i pezulluar dhe do zëvendësohet nga Militao.” Për ne është si një finale dhe jam i bindur që do bëjmë ndeshje të madhe” ka thënë Zidane.